Transformohet Venecia, goditet mizorisht nga një tjetër baticë, përmbytet qyteti

708
Sigal

Venecia u përmbyt nga nivele jashtëzakonisht të larta uji të premten, vetëm disa ditë pasi qyteti përjetoi përmbytjen më të keqe të më shumë se 50 viteve.

Sheshi qendror i San Markut , sipas Reuters, u zhyt nën ujë dhe u mbyll për turistët, ndërsa dyqanet dhe hotelet u fundosën dhe njëherë nga ujërat që shtoheshin duke sjellë një problem tjetër në qytetin e brishtë.

Autoritetet vendore thanë se këtë radhë niveli i ujit arriti në 154 cm, pak më poshtë se ç’pritej dhe dukshëm më ulët se 187 cm që kapi të martën – vala e dytë më e lartë që ishte regjistruar në Venecia.

Por kjo e sotmja mjaftoi që ta vinte 70% të qytetit nën ujë, duke shkatërruar nervat e vendasve që u përballën me një tjetër operacion pastrimi në shkallë të gjerë.

“Ne kemi qenë në këtë gjendje emergjence prej ditësh dhe nuk po durojmë dot më,” tha një banor i Venecias, Nava Naccara.

Qeveria italiane deklaroi një gjendje emergjence për Venecian të martën duke akorduar 20 milionë për të zgjidhur dëmet imediate.

Kryebashkiaku Luigi Brugnaro parashikoi të premten se kostot do të ishin shumë të larta.

Sirenat ulërinë nëpër të gjithë Venecian që në orët e para të mëngjesit, duke paralajmëruar një valë të re që po afrohej dhe kripta nën Bazilikën e San Markun u përmbyt me shpejtësi.

Pas ujërave të larta të premten, sinoptikanët parashikuan baticë deri në 110-120 cm gjatë fundjavës. Në kushte normale, baticat prej 80 – 90 cm, zakonisht shihet si të larta, por të menaxhueshme.

Kryebashkiaku ia ka vënë fajin ndryshimeve të klimës për ujërat në rritje me të cilat qyteti është dashur të merret vitet e fundit.

Grupe vullnetarësh dhe studentësh mbërritën në qendrën e qytetit për të ndihmuar bizneset, ndërkohë që shkollat mbetën mbyllur siç qenë në pjesën më të madhe të javës.