Itali – Rikthehen tërmetet, tronditen sërish Amatrice dhe Rieti, nuk ka viktima

480
Sigal

Është tronditur sërish Italia Qendrore këtë mëngjes, pas një serie tërmetesh, më i forti 5.4 ballë, që kanë goditur rajonet Abruzzo, Marche , Lazio dhe Romë. Lëkundja e parë 5.3 ballë u shënua në orën 10.25 minuta, pesë minuta më pas vjen një tjetër lëkundje 3.2 ballë me epiqendër Amatricen, zonë thuajse e shkatërruar nga tërmeti i 23 dhe 24 gushtit. Lëkundja e tretë u shënua në orën 11.26 minuta me e forta me 5.4 ballë. Fatmirësisht nuk ka viktima, por janë shënuar dëme materiale. Sakaq qyteti i Pesacaras ndodhet në gjendje alarmi nga përmbytjet masive si pasojë e daljes nga shtrati të lumit të qytetit.
Italia qendrore tronditet sërish. Në orën 10:25 minuta një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ballë ka goditur zonën nga L’Aquila në Rieti. Lëkundjet janë ndjerë në rajonet Abruzzo, Marche , Lazio dhe Romë. Pesë minuta më pas vjen një tjetër lëkundje 3.2 ballë me epiqendër Amatricen, zonë thuajse e shkatërruar nga tërmeti i 23 dhe 24 gushtit.
Lëkundja e tretë u shënua në orën 11.26 minuta me e forta me 5.4 ballë. Paniku i qytetarëve jo vetëm në zonat e goditura ka shpërthyer në rrjetet sociale. Italia ende nuk është shënuar nga plagët e tërmeteve të verës, ndërkohë një tjetër tragjedi duket e rëndë për mijëra njerëz që po vuajnë në këto temperatura ta ftohta.
Menjëherë pas lëkundjeve të fundit shumë shkolla në Rieti janë evakuuar, në bazë edhe të një plani emergjent të miratuar për zonat sizmike. Sipas autoriteve ka pasur edhe dëme materiale, disa banesa dhe intstucione kanë pësuar dëme në mure dhe dysheme. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, teksa kreu i mbrojtjes civile Fabrizio Curcio tha se nuk ka pasur deri tani telefonata urgjente. Ndërkohë pas alarmit të borës, një pjesë e Italisë tashmë është alarmuar nga shiu. Situata në qytetin e Peskaras ka dalë jashtë kontrollit pas përmbytjeve të shkaktuara nga fryrja dhe dalja nga shtrati e lumit Omonimo.
Autoritet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos përdorin makinat, pasi rrugët janë kthyer në lumenj të vegjël. Një pjesë e qytetit është paralizuar si pasojë e mbylljes së qarkullimit, teksa shumë biznese e institucione kanë mbylluer dyert. Poicia, forcat zjarrëfikëse dhe të gjitha shërbimet e emergjencës po punojnë për të normalizuar situatën.