E shtrirë në shkallë! Si i drogojnë vajzat në klubet e natës, 20-vjeçarja publikon pamjet (VIDEO)

149
Sigal

Pamje të rënda janë transmetuar nga BBC, ku shihet një vajzë rreth moshës 20-vjeçare, studente, që ishte droguar në një klub nate.

Bëhet fjalë për El-baz, e cila u gjet në gjendje mjaft të dehur nga i dashuri i saj dhe gjatë asaj kohe ai edhe e filmoi.

Më pas ajo vendosi që video e saj të shpërndahej me qëllim që të nxjerrë në pah rreziqet nga drogimi që i bëhet femrafe në klubet e natës.

“Në momentin që i thashë se isha me të dashurin tim, ai më la plotësisht. Një orë më vonë u ktheva në shtëpi dhe u paralizova plotësisht” është shprehur vajza.

Studentja e vitit të tretë tha se beson se ajo ishte spiked nga një shok klubi i cili iu afrua asaj dhe i kërkoi asaj të kërcente

Duke u bërë thirrje klubeve që të bëjnë më shumë për të parandaluar këto raste, ajo tha se klubet duhet t’i vendosin kapakët pijeve si me filxhanët e kafesë për të reduktuar rrezikun e hedhjes së lëndëve narkotike brenda tyre.