Itali – Plagoset rëndë shqiptari, shkak aksidenti me makinë

426
Sigal

Një shqiptar është plagosur rëndë pas një aksidenti të tmerrshëm që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 7:40 mes Caravaggio dhe Mozzanica, në Itali.

Makina me të cilën po udhëtonte 29 vjeçari është përplasur me një kamion transportues që mbante shtatë automjete e që po lëvizte në drejtim të kundërt.

Sipas Corriere.it përplasja ka qënë aq e fortë sa që automjeti i drejtuar nga i riu shqiptar u shkatërrua thuajse totalisht.

Është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për të shpëtuar shoferin e plagosur, të cilët prenë shtresat metalike për ta nxjerrë atë nga makina.

Pas kësaj 29 vjeçari është dërguar në spital, dhe ndodhet në rrezik për jetën.