Itali, Matteo Renzi: BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e azilit

451
ITALI – Rregullat e Bashkimit Evropian që detyrojnë Italinë të mbikëqyrë të gjitha anijet e emigrantëve që mbërrijnë në territorin e saj dhe t’i ndalojë ata të lëvizin drejt unionit duhet të ndryshojnë, deklaroi kryeministri italian, Matteo Renzi.I ashtuquajturi Rregullimi Dublin II është kritikuar për vënie nën presion të vendeve që shërbejnë si pika hyrëse në kufijtë e BE-së, si Italis dhe Greqia.
Parashikimet e këtij rregulli shpeshherë nënvlerësohen, përderisa emigrantët gjejnë mënyra për të hyrë në kufijtë e Evropës Veriore.”Në Evropë duhet të ndryshojnë parimet e vendosura nga Dublin II-i”, deklaroi Renzi për gazetën italiane “Corriere della Sera”.
“Unë kam një plan ‘B’ nëse një samit i parashikuar i BE-së nuk na bën të ditur arritjen e rezultateve për një çështje të tillë të rëndësishme”, theksoi Renzi.”Emigrimi është një çështje serioze. Për të qenë i sinqertë, përgjigjet e Evropës nuk janë të mjaftueshme. Akomodimi i vetëm 24 000 personave është të paktën një provokim”, theksoi shefi i qeverisë italiane. 
Sigal