Vijon pasiguria politike në Turqi Erdogan: Pa koalicion, zgjedhje të reja

401
TIRANË – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se zgjedhjet e reja janë të paevitueshme, nëse nuk arrihet të krijohet një koalicion. Ai tha se do i japë Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim mandatin për të krijuar një qeveri.
Kjo parti, në pushtet nga viti 2002, humbi për herë të parë shumicën absolute në parlamentin turk dhe është e detyruar të krijojë një koalicion për të qeverisur.
Erdogan deklaroi para gazetareve se nëse partia që doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit nuk e formon dot një koalicion dhe e njëjta gjë ndodh edhe me partinë e dyte, atëherë zgjedhjet e reja do të jenë të paevitueshme.
Erdogan deklaroi se të lesh vendin pa qeveri është e pamendueshme dhe se pasiguria nuk duhet të vazhdojë gjatë me qellim që të mos rrezikohen investimet ekonomike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Muajin tjetër, pasi parlamenti i ri te betohet, partia e presidentit Erdogan që fitoi rreth 41 % të votave, do të marrë mandatin për të krijuar qeverinë.
Nëse nuk e arrin brenda 45 ditëve, atëherë në Turqi do të ketë zgjedhje të reja. Deri më tani, 3 partitë e renditura pas partisë në pushtet nuk kanë shprehur asnjë dëshirë për të krijuar koalicion.
Sigal