Itali, arrestohet në tunel shqiptari i dënuar me 10 vite burg e 8 mijë euro gjobë

519
Një shqiptar 41 vjeçar është arrestuar nga policia italiane në tunelin Mont Blanc, pasi rezulton se nuk ka kryer dënimin e mëparshëm prej 10 vite burgim dhe një gjobë prej 8 mijë eurosh.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti se ndaj shqiptarit është lëshuar edhe një urdhër arresti për paraburgim i lëshuar nga Gjykata e Zakonshme në Napoli, pas një numri dënimesh për krime që përfshijnë drogë dhe evazione.

Atij i kanë mbetur pa shlyer edhe 3 vite e 10 ditë burgim, përveç gjobës. Shqiptari është dërguar në burg në Brissogne.
Sigal