Itali, arrestohet 37-vjeçari, ja arsyeja që do t’iu çudisë…

414
Sigal

Një shqiptar 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasditen e djeshme (3 nëntor), pasi kishte vjedhur paratë e mbledhura në kishën e Schilpario.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur kishte edhe precedentë të mëparshëm penalë për trafikimin e drogës.

47-vjeçari shqiptar u zbulua, kur një ushtar u fsheh në një nga dhomat e rrëfimit në kishë dhe pa se hajduti i parave përdori një ngjitëse ku në fund të saj kishte bashkangjitur një kasetë të dyanshme. Këtë kasetë shqiptari e përdori për të marrë paratë dhe kështu mundi të merrte disa para nga kutitë e kishës.

Në momentin e arrestimit policia gjeti dhe sekuestroi 70 euro në makinën e shqiptarit, një palë gërshërë, kasetën e të dyanshme, një pishtar dhe një ngjitës.