Automjeti merr flakë në autostradën Tiranë-Durrës

455
Sigal

Një automjet ka marrë flakë në orët e pasdites në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit.

Në drejtimin e automjetit mësohet se ka qenë një femër.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë që në momentin kur ka marrë flakë, automjeti ka qenë në lëvizje.