Itali, alarm për bombë në bashkinë e Milanos, evakuuohet dhe Pisapia

476
Sigal

MILANO- Në bashkinë e Milanos është dhënë alarmi për prezencën e një bombe në brendësi të ndërtesës. Policia ka rrethuar zonën ndërsa raportohet nga mediat italiane se është evakuuar nga ndërtesa dhe kryetari i bashkisë.
 
Aktualisht autoritetet po bëjnë një kontroll të imtësishëm të ndërtesës dhe të zonës përreth. Kryebashkiaku Giuliano Pisapia, Presidentja e Gjykatës së Milanos dhe gjithashtu i gjithë personeli që ndodhej në ndërtesë janë evakuuar me urgjencë nga ndërtesa, Palazzo Marini.