Braçe:Tatim-fitimi i BSH nuk preket nga veprimtaritë kriminale

424
Sigal

TIRANË – Ndërsa në Kuvend diskutohej ndryshimi i buxhetit 2014, deputeti socialist ka folur për të ardhurat në buxhet nga Banka e Shqipërisë. Sipas tij nga viti në viti transferimi i fitimit të Bankës së Shqipërisë, ka ardhur duke u ulur, ndërkohë që ky sistem po prodhon fitimet ndër më të mëdha në vend.
 
Ai është ndalur edhe te hipoteza se BSH do të paguajë më pak të ardhura në shtet këtë vit për shkak të vjedhjes së thesarit. Braçe ka sqaruar se sipas ligjit Nuk mund të jetë fitim i zbritshëm asnjë dëm i ardhur nga veprimtaritë kriminale
 
“Nga viti në viti transferimi i fitimit të BSH ka ardhur duke u ulur, kur sistemi po prodhon fitimet ndër më të mëdha në këtë. vend, buxhetit i takon një pjesë e këtij fitimi. Ligji i qartë, thotë se si llogaritet fitimi çfarë zbritet nga ai. Nuk mund të jetë fitim i zbritshëm asnjë dëm i ardhur nga veprimtaritë kriminale”- tha Braçe.
 
Braçe:Borxhi publik nuk përdoret më për të paguar paga
Deputeti socialist ka vlerësuar se borxhi i marrë nuk është përdorur për të paguar paga e shpenzime operative duke mos abuzuar me paratë e taksapaguesve.
 
“Qeveria nuk po e përdor borxhin për të paguar paga e shpenzime operative. Qeveria nuk po abuzon me paratë e taksapaguesve. Po e bën kët pa e shitur Shqipërinë. U privatizua çdo aset i këtij vendi, për të bërë prona oligarkët e rinj të oborrit Berisha.”

Braçe:Mblodhëm më tepër të ardhura, qytetarët kanë paguar njësoj
Braçe ka bërë me dije se vetëm gjatë 8 muajve të parë vitit 2014 janë mbledhur më shumë të ardhura se sa në vitin e fundit të qeverisë Berisha.

Sipas tij qytetarët kanë paguar njësoj si në 8 vitet e fundit, por ata që kanë paguar janë oligarkët e ish-qeverisë.
 
“Një grusht oligarkësh të oborrit të ish-qeverisë, paratë që qytetarët paguanin për çdo mall apo produkt, ata nuk i derdhnin në arkat e shtetit. Ata nuk kanë paguar 325 mln $ në vitin e fundit të qeverisë Berisha. Po shkohet drejt një raporti të ri e të ndershëm me qytetarët. Para tuaja po shkojnë në buxhetin  e shtetit.”- tha Braçe.
 
Braçe: Megjithë punën e madhe të bërë, përsëri ka rezerva
Sipas deputetit Erjon Brace, ka shumë sektorë të ekonomisë që nuk presin fatura, duke e marrë TVSH-në nga qytetarët dhe nuk e paguajnë.
 
Një tjetër problem që socialisti Brace përmendi është evazioni fiskal te akciza, ku pavarësisht se janë disa kompani shtetërore apo koncensionare për kontrolle serish nuk kanë sjellë rezultatet e duhura.  

“Prishni kontratat koncesionare të cilat nuk kanë zbatuar marrëveshjet, këto kompani po arkëtojnë milionë dollarë për llogari të tyre e për llogari të Berishës i cili nuk është më në pushtet.”- tha Brace.
 
Kritika ai ka pasur edhe për menaxhimin  e 2 kompanive energjetike shqiptare të cilat sipas Braçes gjenerojnë miliona të ardhura nuk duhet të bëhen barrë në buxhet.
 
Braçe: Kontrolli i shpenzimeve nuk mund të jetë qëllim
“Kontrolli i shpenzimeve nuk mund të jetë qëllim në vetvete, duhet të shpenzojmë në infrastrukturë, arsim e urbanizim. Kemi shpenzuar për rendin e qetësinë publike. Janë përmirësuar treguesit e rendit. Rreth 300 mln dollarë për shëndetësinë. Ia ka vlejtur që edhe këto para të shkojnë në shëndetësi.”- tha deputeti socialist.
 
Braçe: Administrata akoma problem, disa mjekë në dorë statusin e invaliditetit
Për deputetin socialist administrata publike vijon të mbetet një problem pasi sipas tij vijon të dëshmojë akoma paaftësi
 
“Kush punonjës i administratës nuk përgjigjet në kohë, nuk duhet të jetë më në punë”- tha Braçe.
 
Problem tjetër që përmendin socialisti Braçe ngjatë fjalës së tij në Kuvend është edhe sistemi se si mund të përfitosh statusin e invaliditetit.
 
Ai theksoi se janë një grusht mjekësh të kthyer në oligarkë për statusin e invalidit. Pikërisht këta të fundit japin statusin e invalidit ndonjë peroni që nuk e meriton dhe ia heqin dikujt që e meriton.