Itali/ Aksident i rëndë, shqiptari përplas për vdekje të riun

132

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot rreth orës 8 në Volpiano të Italisë.

Personi me motor BMW XR1100 u përplas në kryqëzim me rimorkion e një kamioni, i cili drejtohej nga një shofer shqiptar, duke mbetur i vdekur në vend.

Shoferi i kamionit ndaloi menjëherë por përpjekjet për motoçiklistin rezultuan të kota pas përplasjes e cila ishte fatale.