ISIS financohet nga shitja e antikëve në tregun e zi, ekspertët: Kushtojnë miliona $

457
Antiket me vlerë miliona dollarë, që shiten në treg të zi në Shtetet e bashkuara të Amerikës ndihmojnë në financimin e grupit terrorist të Shtetit Islamik, që kur shtetet përqark botës raportuan se terroristët ushqehen nga mbetjet e historisë, thanë ekspertët. Ata shprehen se atë cka ISIS nuk e shkatërron në Siri dhe Irak, e shet në treg të zi dhe prej tyre nxjerr fitime marramendëse.
Disa njerëz, mes tyre njerëz vërtet të kamur e miliarderë, nuk e kuptojnë që në mënyrë koshienta apo jo, ndihmojnë terroristët.
“Ata po përfitojnë jo vetëm nga shitja e këtyre sendeve antike por edhe nga tregëtia e tyre” tha Deborah Lehr, kryetare dhe bashkëthemeluese e Koalicionit të Antikeve me bazë në Uashington.
Organizata formohet nga një grup ekspertësh të njohur ndërkombëtare, që luftojnë tregtinë ilegale të antikeve nga grupet terroriste, kryesisht ISIS.
Fotot satelitore tregojnë se terroristët kanë shkatërruar rëndë sajte historike dhe kanë marrë me vehte gjithcka me vlerë që kanë gjetur, cdo relike me rëndësi historike e kulturore, në Siri dhe Irak.
“Një ditë sheh një plazh të mrekullueshëm e të pacënuar dhe 3 muaj më pas, ky vend ngjan me djathin zvicerian” tha Lehr, duke iu referuar kështu dëmitimeve të relikeve kulturore.
Sipas Lehr, militantët e ISIS zakonisht paguajnë vendasit, duke i ofruar të holla në mënyrë që ata të gërmojnë për të gjetur këto relike.
“Banorët, vendasit e bëjnë këtë gjë për arsye të ndryshme, mbi të gjitha sepse gjendja e tyre financiare është shumë e rëndë” tha ajo.
Edhe pse nxirren jashtë Sirisë dhe Irakut, shumë prej sendeve antike qëndrojën sërisht në Lindjen e Mesme, ndërsa të tjera shiten në Azi dhe në Europë, madje një numër i konsiderueshëm i tyre janë shfaqur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pa një vëzhgim të ekspertëve të fushës, këto sende me vlerë edhe në miliona dollarë, e kalojnë lehtësisht kontrollin e sigurisë në aeroporte, tha Lehr.
“Zyrtarët e sigurisë në aeroporte janë të vetëdijshëm se nëse shohin një kg herionë, kjo quhet menjëherë e paligjshme dhe personi në fjalë arrestohet. Por nëse aty kalojnë sende të cmuara, relike qindra vjecare, në këto raste, ato nuk kuptojnë asgjë, edhe nëse pasagjeri kalon aty një urnë 3 mijë vjecare” shpjegon ajo.
Muzeumet luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në këtë luftë. Institucioni i Smithsonian, është shtëpi e antikeve nga Siria, që kohët e fundit është shkatërruar nga ISIS.
“Askush nuk vjen tek ty me një maskë të zezë dhe të thotë: hej, ne i vodhëm këto” tha Richard Kurin, anëtari i stafit të këtij institucioni.
Muzeumet përdorin eksperiencën e tyre për të dalluar sendet e dyshimta dhe institucionet ndihmojnë edhe oficerët në dogana, duke i trajnuar për pikasjen dhe njohjen e tyre.
Një tjetër mjet është lista e kuqe, një databazë me të dhëna, nga të gjitha këshillat ndërkombëtare të muzeumeve përqark botës. Në këtë listë paralajmërohet se cfarë sendesh në botë janë në rrezik për tu plackitur apo janë plackitur.
Vendi më i mirë i blerjeve online me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amërikës, Ebay tha se ende nuk është në dijeni të ndonjë prove të sendeve të vjedhura nga Iraku dhe Siria që mund të kenë dalë në shitje online por paralajmëron blerësit potencialë të jenë të kujdesshëm.
“Ka disa koleksionues në tregje që do bënin gjithcka për të shtënë në dorë të tilla sende. E kanë shumë të lehtë sigurisht, sepse terroristët nuk i dinë vlerat e tyre origjinale dhe mund ti shesin me cmime qesharake. Madje, cmimi i bën këto t
Sigal