Rritet numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve të furishme që kanë goditur provincën indoneziane të Papua, duke shkaktuar edhe rrëshqitje dheu nga mali.
Bilanci i fundit flet për 79 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur.
Dje ishulli turistik i Lombock është goditur edhe nga një tërmet që ka shkaktuar sërish rrëshqitje dheu nëpër rrugë dhe urat në zonën e Jayapura nuk ekzistojnë më, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë për menaxhimin e katastrofave, Sutopo Purëo Nugroho.