Gjykata britanike vendos ekstradimin në Shqipëri të vrasësit të dy vëllezërve

406
Pak minuta më parë gjykata e ekstradimeve në Londër ka pranuar kërkesën e Tiranës zyrtare për të ekstraduar një vrasës të dyfishtë shqiptar.
Gjykata e Magjistraturës në Westminister (City of Westminster Magistrate Court) pas një mori seancash gjyqësore sot i dha dritën jeshile ekstradimit të Martin Kazës.
Sipas procedurës së ekstradimit tani çështja i kalon sekretares së shtetit për punët e brendshme për të firmosur urdhrin e ekstradimit për në Shqipëri.
Por, ligji anglez i ekstradimeve i jep të drejtën Martin Kazës ta apelojë këtë urdhër në Gjykatën e Lartë madje edhe në atë Supreme nëse kjo gjykatë ia pranon kërkesën.
Deri në përfundim të procesit të apelimit, nëse do të ketë një të tillë, shqiptari do të vijojë të qëndrojë në burg.
Martin Kaza, 45-vjeç u kap në Londër Qershorin e shkuar. Mësohet se ai jetonte në Angli që prej vitit 2001 me një identitet të rremë.
Ai është dënuar me 22 vite burg në mungesë për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Agustin Gjini si dhe plagosjen e Agustin Gjinit më 3 korrik 1997
Sigal