Identifikohet personi që u arrestua në Pragë për sulme kibernetike në SHBA

100

Shtetasi i Rusisë, që
u arrestua në Pragë, për shkak të dyshimit se ka kryer sulme kibernetike në
SHBA, është identifikuar.

Ai është Yevgeny
Nikulin, 29-vjeçar nga Moska.

Programi i Radios
Evropa e Lirë, Current Time, e ka gjetur Nikulinin përmes llogarisë së tij në
Instagram dhe ka zbuluar se ai kishte udhëtuar nga Bjellorusia për në Poloni
dhe më pas ka arritur në Republikën Çeke. Ai u arrestua në Pragë më 5 tetor.

Zëdhënësja e
Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova më vonë ka konfirmuar se i dyshuari
për sulme kibernetike është Nikulin.

Ajo e ka përshkruar
arrestimin e shtetasit rus “si një tjetër shembull”, i asaj që ajo e quan
“përndjekje e qytetarëve rusë në mbarë botën nga agjencitë e ligjit të Shteteve
të Bashkuara”.

Nikulin pritet që të
dalë në seancën dëgjimore në Çeki, ku do të diskutohet për kërkesën e
estradimit në SHBA. Por Moska ka bërë thirrje që ai të dërgohet në Rusi.

Akoma nuk është
konfirmuar se në cilat insitucione amerikane kishte ndërhyrë Nikulin.

Zyrtarët në Shtetet e
Bashkuara kanë akuzuar qeverinë ruse për sulmet kibernetike ndaj organizatave
dhe individëve në SHBA, me qëllim që të tentojnë të ndikojnë në zgjedhjet
presidenciale të 8 nëntorit