I riu nga Gjirokastra kapet me 107 kg kanabis në Janinë

448
Sigal

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur me 107 kg kanabis në Kallpaq të Janinës.

Operacioni është zhvilluar në Kallpaq të Janinës, ndërsa shqiptari i arrestuar është shtetasi Vangjel Bashari nga Gjirokastra lëvizte me një makinë në kufirin e gjelbërt. Pas ndalimit të tij në makinë i janë gjetur 91 pako me 107 gram kanabis.

Po ashtu shqiptar i janë sekuestruar edhe 180 euro si dhe dy celularë. Greqia është bërë shpesh herë rrugë transporti për trafikantët shqiptarë të cilët, përdorin këtë shtet për të shpërndarë lëndë narkotike.