Humbin jetën 8 emigrantë, në detin Egje

529
Viktima të tjerë emigrantësh të mbytur që udhëtojë drejt Europës janë shënuar gjatë orëve të fundit në Detin e Mesdheut e në Detin Egje. Marina ushtarake italiane ka shpëtuar në afërsi të brigjeve libiane, 130 milje nga ishulli i Lampeduzës, një gomone me rreth 113 emigrantë e ka rekuperuar trupat e 8 viktimave, 7 burra e një grua. Emirantët e shpëtuar e trupat e 8 viktimave janë sistemuar në bordin e anijes Bersagliere deri në pritje të transportimit të tyre në anijen spanjolle Rio Segura pjesë e operacionit Triton.

Një tragjedi e ngjashme është shënuar në afërsi të ishullit grek Farmakonisi, ku një gomone me rreth 110 emigrantë në bord është shpëtuar nga mbytja me në bord trupin pa jetë të një djali 8 vjecar, me origjnë irakene. Sipas familjarëve të tij vogëlushi kishte rënë në det gjatë udhëtimit e trupi ishte rekuperuar nga uji kur tashmë kishte qënë shumë vonë për të. Po në detin Egje është shënuar një tjerë dramë emigrantësh. Në brigjet e ishullit Kastellorizo një anije amerikane i është përgjigjur thirrjes për ndihmë të një gomoneje të nisur nga Turqia, 5 persona u gjetën të mbytur, ndër të cilët 3 fëmijë e u shpëtuan 11 të tjerë.

Edhe pse gjatë muajve të fundit, rruga kryesore e emigrantëve, sidomos sirianë, për të mbërritur në Europë është rruga e Ballkanit, për mijëra e mijëra prej tyre me prejardhje nga Afrika, e vetmja udhë shpëtimi nga lufta e uria mbeten brigjet libiane, aty organizatat e trafikantëve të qënieve njerëzore nisin cdo ditë gomonet e vdekjes drejt Mesdheut. Gjatë dy ditëve të fundit anijet e operacioneve Europiane Triton e Frontex kanë shpëtuar në ujërat e Mesdheut rreth 1300 emigrantë , të cilët me anë të anijes Siem Pilot e Rio Segura priten të mbërrijnë së shpejti në portin e Tarantos e Kaljarit.
Sigal