Helikopteri përplaset me kullën e kontrollit

247
Një helikopter i Forcave të Armatosura gjermane është përplasur me kullën e kontrollit të trafikut në një aeroport, në rajonin e Bavarisë.
Lajmi është bërë i ditur të martën për “Dë” nga policia lokale, sipas të cilës një punonjës i aeroportit ka humbur jetën pasi është qëlluar nga disa pjesë të helikopterit.
Aksidenti ndodhi pak pasi helikopteri transportues u ul në aeroportin Hassfurt-Schëeinfurt në Bavarinë veriore, rreth orës 10:00 të hënën. Helikopteri po shkonte për t’u furnizuar me karburant kur u përplas me kullën.
Burri i plagosur rëndë në incident humbi jetën në spital disa orë më vonë si pasojë e plagëve të rënda.
Katër pjesëtarët e ekuipazhit të helikopterit shpëtuan, por u transportuan në spital për trajtim psikologjik.