Helikopterët ushtarakë tmerrojnë shoferët në autostradë

500
Dy helikopterë të Forcave Ajrore ruse kanë fluturuar disa minuta mbi një autostradë duke rrezikuar automjetet që ishin duke kaluar pasi lartësia ishte shumë e ulët.

Dëshmitarët kanë filmuar pamjet dhe i kanë publikuar në rrjete sociale.

Pamjet tregojnë dy helikopterë të Forcave Ajrore ruse që fluturojnë për disa minuta mbi autostradën që lidh Rusinë dhe Azerbajxhanin.

Një prej tyre shihet duke fluturuar me shpejtësi ndërkohë që një makinë kalon fare pranë duke devijuar

Autoritetet ruse nuk kanë bërë të ditur pse helikopterët po fluturonin me një lartësi të ulët.
Sigal