Greqia para vendimeve të mëdha

424
Greqia ka kohë deri në fund të ditës së sotme për të paraqitur propozime të reja, për të siguruar paketën e tretë të ndihmës financiare nga kreditorët ndërkombëtarë.
Kryeministri Alexis Tsipras ka thënë se “orët e ardshme janë vendimtare”. Propozimet e reja do të studiohen nga ministrat e finacave të Eurozonës të shtunën dhe në një samit të BE-së të dielën. Qeveria greke, ndërkohë, ka zgjatur mbylljen e bankave deri të hënën. Kreditorët i kanë kërkuar Greqisë reforma të gjera, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për të zhbllokuar fondet e ndihmës.
Sigal