Pas 50 vitesh rishfaqet konflikti i vjetër në Irlandën e Veriut/ Protesta të dhunshme, digjet Belfasti

56
Sigal

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Irlandën e Veriut, nisur nga një konflikt i ri mes grupeve unioniste dhe nacionaliste, si 50 vite më parë.

Rreth 200 protestues që e duan provincën pjesë të Britanisë i vunë zjarrin një autobusi, duke sulmuar policinë e duke shkëmbyer bomba molotov e gurë me komunitetin unionist, të ndarë me mur mes tyre.

Trazirat në qytetin kryesor të Belfastit vazhdojnë nga e premtja e kaluar. Ato u nxitën nga vendimi i prokurorisë lokale për të pushuar çështjen ndaj politikanëve të partisë nacionaliste “Shin Fen”, që qershorin e kaluar u akuzuan për shkelje të masave antikovid gjatë funeralit për një ish-pjesëtar të IRA-s.

Ishte kjo organizatë që në vitet 1969 deri 2001 luftoi për shkëputjen e Irlandës Veriore nga Britania dhe bashkimin e provincës me Irlandën.

Autoritetet e Irlandës Veriore kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve, ndërsa kryeministri britanik, Boris Xhonson, e dënoi dhunën. Marrëdhëniet mes dy komuniteteve, probritanike dhe nacionaliste, janë acaruar prej muajsh edhe si pasojë e Breksitit, pasi provinca britanike i nënshtrohet ende rregullave doganore të BE-së.