Një fëmijë shqiptar në Korint të Greqisë raportohet se ka kallëzuar një dhunim seksual ndaj tij.

Sipas mediave greke, një 31-vjeçar nga Pakistani u shoqërua në Prokurori, pas kallëzimit të bërë nga fëmija 14 vjeç.

Hetimi paraprak do kryhet nga Departamenti i Sigurisë së Korintit, raportojnë mediat helene, pa dhënë shumë detaje lidhur me ngjarjen.