Gjermania përshpejton procesin e azilit

495
Gjermania ka zbuluar planet për të shpejtuar procesin e azilit, pasi koalicioni qeverisës zgjidhi një problem në këtë çështje.
Kancelarja Angela Merkel tha se do të krijojë deri në pesë qendra të veçanta për azil-kërkuesit.
Demokristianët e zonjës Merkel dhe partnerët e vegjël të koalicionit, Social Demokratët, janë ‘grindur’ për disa javë mbi këtë çështje.
Gjermania thotë se pret të marrë të paktën 800.000 azilkërkues këtë vit.
Më parë, Komisioni Evropian ka thënë se tre milionë emigrantë kishte të ngjarë të mbërrinin në Evropë deri në fund të vitit 2017.
Fluksi i madh i azilkërkuesve ka shkaktuar trazira politike në të gjithë BE-në me shtetet anëtare që mospajtohen për mënyrën e menaxhimit të krizës.
“Ne morën një hap të mirë dhe të rëndësishëm përpara,” tha zonja Merkel, politika e së cilës për hapjen e dyerve për refugjatët ka marrë kritika të forta në Gjermani.
Sigal