Ndihmonin turqit për të kaluar në Shengen, kapen 3 persona në Rinas

374
3 persona janë arrestuar në Aeroportin e Rinasit për favorizim të emigracionit të paligjshëm. Burime nga policia kufitare e Rinasit bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Taip Bardhi 64 vjeç, banues në Tiranë, Ismet Hamitllari 61 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe shtetasi turk Ismail Koparan 68 vjeç, banues në Turqi . Sipas policisë këta 3 persona kanë bashkëpunuar për të bërë të mundur hyrjen e shtetasve turq në Shqipëri, duke favorizuar kështu kontrabandimin e qenieve njerëzore në drejtim të Malit të Zi dhe Serbisë, ku tendenca ishte kalimi i paligjshëm i kufirit në drejtim të Hungarisë dhe depërtimi në hapësirën e Shteteve Schengen dhe të BE me qëllime perfitimi. Në këmbim të ndihmës 3 personat merrnin një përfitim prej 3600 Euro në këmbim të kësaj ndihme.
Sigal