Thomas de Mazière sot në Tiranë, ja axhenda

483
Ministri i Brendshëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Mazière, ndodhet sot në Tiranë me një vizitë zyrtarë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë ka publikuar axhendën e takimeve, e cila nis me pritjen e Thomas de Mazière nga homologu shqiptar në orën 12:00, ku më pas do të ketë edhe një takim mes dy delegacioneve.
Më pas takimi mes dy delegacioneve do të përmbyllet me një konferencë për shtyp të dy ministrave në orën 13:05
Në ora 13:30 ministri i Brendshëm gjerman do të takojë Kryeministrin Edi Rama.
Çështja e azilit dhe kriza e refugjatëve do të jetë në qëndër të takimit të zyrtarit të lartë gjerman.
Sigal