Gjermania ashpërson rregullat për dëbimin e emigrantëve që kryejnë vepra të jashtëligjshme

471
Pas sulmeve seksuale dhe akteve të pahijshme të regjistruara në Koln gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve, qeveria gjermane ka miratuar një rregullore më të ashpër për dëbimin e emigrantëve që kryejnë vepra penale ose të jashtëligjshme në Gjermani.
Ky vendim vjen pas disa paralajmërimeve të bëra nga zyrtarët më të lartë, përfshirë Kancelaren Angela Merkel.
Lajmi i ndryshimit të procedurave u dha fillimisht nga Ministri i Brendshëm, Thomas de Maizere, i cili nënvijëzoi se refugjatët duhet të respektojnë ligjin dhe rregullat vendase. Ai shtoi se nga masat e reja nuk do të kursehen as të miturit, në rast se sjellja e tyre nuk do të përputhet me normat ligjore.
Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas duke thënë se Gjermania nuk mund të pranojë askënd mbi ligjin.
Zyrtarët e qeverisë janë vënë në presion edhe nga opinioni vendas për shkak të incidenteve që ndodhën gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.
553 gra dhe vajza kanë paraqitur në polici ankesa, ku 45% prej tyre thonë se janë sulmuar seksualisht.
Sigal