Ministri i Jashtëm rus Lavrov, kritikon veprimet ushtarake të Amerikës në Azi

467
“Vendosja e sistemit të mbrojtjes kundër-raketave nga ushtria amerikane në Azi na shkakton ankth dhe pasiguri.” Kështu e ka interpretuar Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, vendosjen e sistemit të mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara në Korenë e Jugut, pas testimit të bombës me hidrogjen nga koreanoveriorët.
Përfaqësuesi i Kremlinit, u shpreh se këto vendime shqetësojnë gjithashtu edhe qeverinë kineze.

“Sigurisht që do të ishim të gatshëm për të ndërmjetësuar në funksion të uljes së tensionit në gadishullin korean. Megjithatë, mund të them se vendosja e sistemit të mbrojtjes kundër-raketave nga ushtria amerikane është një vendim shqetësues për qeverinë ruse dhe atë kineze. Ky veprim ushtarak na shkakton ankth dhe pasiguri.”

Deklarata e Lavrov erdhi gjatë një takimi ish-Ministrin e Jashtëm të Japonisë, Masahiko Komura. Ai shtoi gjithashtu se Moska dhe Tokio janë të interesuara për të vendosur stabilitet në rajon. Sipas tij, zhvillimi i tregtisë, i investimeve dhe i sigurisë është një interes i përbashkët.
Sigal