Sigal

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi që një avion i vogël i prodhuar nga “Cessna”, u rrëzua mbi një turmë në shtetin perëndimor Hesse të Gjermanisë.

Gjithashtu raportohet se disa të tjerë janë plagosur gjatë incidentit që ndodhi rreth orës 3:45 pasdite, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Avioni Cessna ka goditur dy të rritur dhe një fëmijë, shkruan Reuters.

Gjatë përpjekjes për tu ulur, avioni ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur përmbi turmën e njerëzve.