Sigal

GJERMANI-Tetë persona kanë mbetur të plagosur për shkak të një shpërthimi që ka shkaktuar një zjarr të fuqishëm në një rafineri në Gjermani.

Sipas asaj që raporton media gjermane DW, bëhet fjalë për impiantin Bayernoil të Vohburg, Bavari, një qytezë pranë Danubit, rreth 18 km në lindje të Ingolstadt.

Autoritetet kanë evakuuar më shumë se 1800 banorë të zonës si masë paraprake për shkak të tymit të dendur.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 5:15 të mëngjesit të djeshëm dhe më shumë se 200 forca zjarrfikëse kanë ndihmuar në izolimin e flakëve.