Gjermani, mbi 3500 sulme ndaj azilkërkuesve

482
Dhuna ndaj refugjatëve në Gjermani mbetet në nivel të lartë. Gjatë vitit 2016 autoritetet regjistruar gjithsej 3533 sulme ndaj azilkërkuesve dhe strehimoreve të refugjatëve.

Gjatë sulmeve janë plagosur 560 vetë, ndër ta 43 fëmijë. Kjo merret vesh nga përgjigjia e qeverisë gjermane ndaj një kërkese të partisë e Majta, në lidhje me disa njoftimeve të botuara në media.

Ministria e Brendshme e dënoi “me forcë” në letrën e saj dhunën ndaj refugjatëve. Njerëzit që kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe kanë kërkuar strehim në Gjermani kanë të drejtë që të presin “strehim të sigurtë”. Qeveria vuri gjithashtu në dukje se këto shifra janë paraprake. Ministria e Brendshme nuk dha komente për shkelësit e ligjit dhe të dyshuarit.

Në vitin 2016 autoritet numëruan 988 sulme kundër strehimoreve për azilkërkusit, pra vetëm pak më pak se në vitin 2015, kur kishte pasur 1.031 akte dhune. Përveç kësaj vitin e kaluar ka pasur edhe 2.545 sulme ndaj refugjatëve jashtë strehimoreve. Përveç kësaj 217 herë janë sulmuar organizatat bamirëse ose vullnetarët e tyre.

Më shumë angazhim kundër dhunës
Zëdhënësja e partisë E Majta për politikën e brendshme, Ulla Jelpke, bëri thirrje për më shumë angazhim në luftën kundër dhunës ndaj refugjatëve. “Nuk duhet të vdesë dikush përparase aktet e dhunës së ekstremistëve të djathtë, të konsiderohen si një problem qendror i sigurisë së brendshme dhe të vihen në krye të agjendës së politikës së brendshme?” tha politikania e majtë.

Jelpke tha se qeveria gjermane të ndërpresë ashpërsimin e ligjeve për azilin, të cilat “krijojnë përshtypjen se refugjatëve përbëjnë një kërcënim”. Sipas saj rreziku i vërtetë “për refugjatët dhe kështu edhe për demokracinë tonë janë nazistët.
Sigal