G20, Ministrat e Financës mblidhen në Stamboll, në fokus kriza greke

463
Sigal

STAMBOLL – Ministrat e Financës dhe Guvernatorët e Bankës Qëndrore të G20-tës shfaqen duke bërë portretin familjar pas takimit në Stamboll në Turqi.

Kriza në Greqi është një ndër temat kryesore që dominoi diskutimet në mbledhjene G20. Greqia kërkon një zgjidhje nga mbledhja e G20-tës ku u përjashtua dhe mundësia e daljes së Athinës nga Eurozona.

Në këtë mbledhje u vendos të punohje për një zgjidhje kaluese që do të prezantohet të mërkurën në tavolinën e Eurogrupit, duke përjashtuar kështu mundësinë e ashtëquajtur Grexit, si një hipotezë e daljes së vendit nga euro.

Ndërkohë në Athinë ka mbërritur sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Angel Gurria, i cili do të takohet sot me ministrin e financave greke Yanis Varoufakis dhe të enjten me kryeministrin Aleksis Tsipras.