Sigal

Të paktën një person ka humbur jetën ndërsa disa të tjerë u plagosën rëndë pasi një furgon u fut mes këmbësorëve në qytetin jugor kinez të Nanning, para se të përplasej me një shtyllë.

Aksidenti ndodhi në një rrugë para Spitalit të Qarkut Taoyuan Road pas orës 11:30 të enjten në mëngjes, me dëshmitarë okularë që thanë se furgoni po transportonte materiale të ndryshme.