Franca, Britania, SHBA alarmohen nga dhuna në Libi: Të ulen menjëherë tensionet

149

Franca, Britania, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara dhe Italia kërkuan të ndërpriten menjëherë luftimet rreth Tripolit në Libi, dhe alarmuan për përpjekjet e “grupeve terroriste” për të përfituar nga boshllëku politik në vend.

Të gjashtë vendet përsëritën – në një deklaratë të rrallë të përbashkët – shqetësimin e tyre të thellë rreth armiqësive në vazhdim në Tripoli, dhe bën thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve, fundin e luftimeve si dhe kërkuan një kthim të shpejtë në procesin politik, nën mbikqyrjen e Kombeve të Bashkuara.

Libia është shkatërruar nga dhuna dhe ndarja qëkur udhëheqësi i saj veteran, Muammar Gaddafi, është rrëzuar nga pushteti dhe është vrarë në vitin 2011.

Forcat e komandantit, Khalifa Haftar, i cili kontrollon lindjen e Libisë, kanë nisur një ofensivë në muajin prill për të marrë kontrollin e Tripolit, i cili kontrollohet nga një qeveri e mbështetur ndërkombëtarisht