Fqinjët “spiunojnë” shqiptarët, policia zbulon drogën dhe paratë poshtë divanit

509
Sigal

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në pranga e policisë fill pas “spiunimit” që është bërë nga fqinjët e tyre në Perugia të Italisë.

Të rinjtë të moshave 26 e 21 vjeç shisnin kokainë dhe sipas raportimit të medias italiane punën e bënin në mënyrë “të dukshme”. Pikërisht mungesa e diskrecionit i ka kushtuar atyre shtrenjt pasi fqinjët kanë raportuar për lëvizjet e tyre të shpeshta, duke sjellë kështu policinë.

Forcat e rendit nuk janë vonuar shumë për të provuar se kishin të bënin me një rast të trafikut të drogës. Në shtëpinë e tyre janë gjetur 46 doza kokainë si dhe rreth 1050 euro cash, të fshehura poshtë divanit