Fitorja e Hillary Clinton në Karolinën e Jugut

540
Hillary Clinton fitoi me lehtësi në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në shtetin e Karolinës së Jugut. Ajo tashmë ka konsoliduar pozitën e saj si kandidatja kryesore demokrate duke mundur ndjeshëm rivalin Bernie Sanders përpara zgjedhjeve të rëndësishme të “super-të martës”.
“Do të konkurojmë për çdo votë në secilin shtet. Nuk do ta konsiderojmë të mirëqenë askënd dhe asgjë.” Hillary Clinton ka fituar ose ka dalë barazim në tre nga katër garat demokrate dhe udhëheq ndjeshëm në sondazhet e kryera në shumicën e shteteve ku do të votohet javës tjetër. Mbështetësit e saj festuan suksesin në Karolinën e Jugut duke kërcyer, disa prej tyre të ardhur madje nga shtete të tjera.
“Po kërceja pasi e di që do të kemi një zonjë presidente dhe jam e lumtur të jem pjesë e këtij momenti. Erdha me avion nga Nju Jorku. Javës që kaloi kam trokitur derë më derë, si dhe u kam telefonuar njerëzve. Jemi gati për presidenten tonë të re dhe lutem çdo ditë që deri në nëntor të mundemi ta konfirmojmë këtë gjë”, thotë Michelle Garcia-Daniels, përkrahëse e Hillary Clintonit.
Sigal