Dasma mbretërore në Angli pritet t’i sjellë ekonomisë 1 miliardë euro

711
Sigal

Nuk janë vetëm zilet e dasmës që do bien në mbarë Britaninë e Madhe të shtunën në martesën e Princ Harry-it dhe Meghan Markle. Edhe tingulli i parave  do të vërshojë në  mbarë vendin pasi dasma mbretërore përllogaritet  ti sjelli ekonomisë britanike mbi 1 miliardë euro.

Shitja e suvenireve me temë dasmën mbretërore pritet të rrisë në mënyrë stratosferike fitimet me shitjen e filxhanëve dhe pjatave me fytyrën e me fytyrën e çiftit të stampuar.

Turizmi gjithashtu do të përfitojë nga  numrin i madh të vizitorëve që pritet të shpenzojnë shuma marramendëse nëpër festa. Britanikët kohët e fundit po përjetojnë “efektin Megan”, çdo veshje e saj që nusja e ardhshme e vesh nëpër daljet publike shitet në kohë rekord.  Aktorja amerikane ka sjellë efektin e Hollivudit në familjen mbretërore dhe publiku e admiron atë. Por duket se jo të gjithë janë të lumtur për martesën këtë të shtunë. Autoritetet në vendin ku ndodhet Kështjella Winsdor duan të sistemojnë zonën nga njerëzit e pastrehë para se të zhvillohet ceremonia e martesës këtë fundjavë.