FIFA, Blatter: Do të qëndroj president, nuk kam bërë asnjë shkelje

454
Tre ditë pas nisjes zyrtare të hetimit për “keqmenaxhim kriminal” dhe “shpërdorim detyre” dhe pasi është marrë në pyetje nga hetuesit zviceranë, Sepp Blatter është kthyer në punë në zyrën e tij në FIFA në Zyrih. “Nuk kam bërë asgjë ilegale apo të pahijshme”- është mbrojtur numri një i FIFA-s me anë të një deklarate për mediat- “Do të qendroj president deri në zgjedhjet e ardhshme në shkurt”. Përsa i përket parave që i ka dhënë Platinisë, Blatter tha se është “një kompensim dhe asgjë tjetër”.

Gjatë marrjes në pyetje të premten nga autoritetet zvicerane Blatter ka shpjeguar gjithashtu edhe motivin e parave të derdhura për Michel Platini, (1.83 milion euro), presidentit të UEFA-s dhe kandidat për ta pasuar atë në vitin 2011 për shërbimet e ofruara në periudhën 1999-2002. “Ai i ka shpjeguar prokurorëve se pagesat ishin të kompensimit dhe asgjë më shumë dhe janë llogaritur siç duhet në FIFA”, thuhet në deklaratë. Përshtypja është që “anija” Blatter është duke u fundosur dhe Presidenti dëshiron të marrë me vete ish-delfinin, i cili nuk është në regjistrin e të dyshuarve, shkruajnë mediat italiane.
Sigal