Europol: 10 mijë fëmijë emigrantë rezultojnë të humbur

484
Më shumë se 10 mijë emigrantë të pashoqëruar rezultojnë të zhdukur në Europë. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Policore Europol. Autoritetet dyshojnë se shumë prej tyre kanë rënë në duart e trafikantëve, të cilët i shfrytëzojnë zakonisht për prostitucion apo skllavëri. Që nga nëntori ka pasur rritje të numrit të fëmijëve që udhëtojnë të pashoqëruar në mënyrë të rrezikshme nëpër Europë. Sipas UNICEF, fëmijët përbëjnë rreth 40 për qind të të ardhurve. Një në tre nga 62 mijë emigrantë që kanë hyrë në Greqi gjatë muajit janar është i mitur i pashoqëruar.

“Ata nuk kanë para për të paguar udhëtimin, kështu që në një farë mënyre u premtojnë kontrabandistëve se do ti paguajnë kur të arrijnë në destinacion. Kjo do të thotë se ata janë në një lloj borxhi dhe askush nuk e di se cfare janë të detyruar të bëjnë për të shlyer borxhin,” thotë Jelena Hrnjak, anëtare e organizatës atina. Sipas Organizatës joqeveritare, me bazë në Serbi dhe që lufton trafikimin e qenieve njerëzore fëmijët shpesh kanë qenë të detyruar të kryejnë vepra seksuale dhe disa prej tyre janë zhdukur pas kryerjes së tyre.

Radosh Gjurovic, i cili drejton Qendrën për Mbrojtje dhe Azil, thotë se metodat e trafikimit të fëmjëve po bëhem me komplekse dhe më të sofistikuara. Sipas tij trafikantët shpesh prezantohen si prindër apo të afërm të tyre, gjë e cila është konstatuar në kufirin serb. Megjithatë nuk ka asnjë mënyrë si të verifikohet e kundërta nëse nuk bëhen analizat e ADN.
Sigal