Është një nga 25 njerëzit e “rrallë” në botë, por nuk është gjunjëzuar!

465
Ai është një nga 25 njerëzit e rrallë në botë, por simptoma nuk e ka penguar që të përcaktojë fatin e jetës së tij.

Nathan Hrdlicka, 35 vjeç ka lindur pa kofshë.

Nathan, i cili është nga Santa Fe, Nju Meksiko, vuan nga defekti bilateral PFFD (Proximal femoral focal deficiency) të tipit D. Kur ecën, ai është i kufizuar ndryshe nga njerëzit e tjerë normalë.

Por pavarësisht aftësisë së kufizuar, 34-vjeçari është në një marrëdhënie dashurie me Chelsea Stuart, 19 vjeçe, e cila është të paktën sa dyfishi i tij.

Mjekët i kanë thënë atij nëse ai kishte kofshët ai do të ishte rritur në më shumë se 193 cm.

Hrdlicka: “Ka vetëm 25 njerëz në botë me gjendjen time, gjë që më bën të ndihem shumë i veçantë. Unë nuk jam lindur për të ecur në mënyrë të përditshme por kam zgjedhur ta bëjë këtë edhe pse me pengesë. Praktikisht, jam duke ecur me eshtra dhe në fund të ditës ndjej dhimbje”.

Nathan u takua me Chelseën në një faqe shërimi në Facebook, duke krijuar një lidhje të ngushtë.
Sigal