Erdogan: Turqia nuk do të lejojë fortesë kurde në Siri

476
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk do të lejojë krijimin e një fortese kurde në Sirinë veriore. Ai ka thënë më 17 shkurt se Turqia nuk ka ndërmend të ndalojë se bombarduari pozicionet e milicisë siriane kurde, YPG. Presidenti turk pohoi se Shteteve të Bashkuara duhet të vendosin nëse duan ta mbështesin Turqinë apo militantët kurdë. Erdogan tha se injorimi i lidhjeve ndërmjet kurdëve sirianë dhe Partisë Kurde në Turqi, e cila është shpallur si e jashtëligjshme nga autoritetet turke, është një “veprim armiqësor”.
Luftëtarët kurdë sirianë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kanë shfrytëzuar ofensivën e forcave qeveritare siriane në veri të vendit, për të pushtuar territor afër kufirit me Turqinë, shkruan rel. Ndërkohë, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i ka përshkruar veprimet e Turqisë në kufirin me Sirinë si “absolutisht të paligjshme”. “Turqia është duke bombarduar rajonet e populluara përgjatë kufirit të saj dhe është duke çuar para dhe njerëz në këtë zonë, sepse thjesht nuk e përbën dot faktin se këto distrikte po çlirohen nga terroristët dhe ekstremistët”, citohet të ketë thënë Zakharova.
Sigal