Erdogan: Turqia do të hakmarret ndaj atyre që orkestruan shpërthimin

524
“Turqia do të kërkojë hakmarrje ndajt kujdo që mund të ketë orkestruar sulmin që tronditi kryeqytetin e vendit.” Kështu është shprehur Presidenti Taip Erdogan duke dënuar ashpër shpërthimin e ndodhur pranë zonës së Parlamentit dhe zyrave qëndrore të Ushtrisë. Ai tha se Turqia është e vendosur që të luftojë çdo akt terrorist që cënon unitetin, sigurinë dhe të ardhmen e shtetit. Si pasojë e sulmit, të paktën 28 persona kanë humbur jetën ndërkohë që 61 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dëshmitarët thanë se shpërthimi është dëgjuar thuajse në të gjithë kryeqytetin turk, teksa flakët dhe tymi mbuluan të gjithë zonën e rrethuar nga forca policie, zjarrfikëse dhe autoambulanca.

Në bazë të hetimeve paraprake raportohet se ka qenë një automjet i mbushur me eksploziv që ka shpërthyer në momentin kur një autokolonë ushtarake po kalonte në rrugën afër selisë së parlamentit. Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag e quajti “akt terrorist ngjarjenm, kurse kryemisnirti ahmet davutoglu anuloi një udhetim të planifikuar për në bruksel. Autoritetet kanë nisur një hetim zyrtar për të zbuluar autorët si dhe rrethanat e këtij shpërthimi. Mbi ngjarjen ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i cili dënoi aktin terrorist. Ai shprehu ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre. Nga ana tjetër ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se asnjë prej 71 studentëve shqiptarë të cilët ndjekin studime ushtarake në Turqi nuk është lënduar.
Sigal