Erdogan rikthen dënimin me vdekje

605
Presidenti Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se rikthimi i dënimit me vdekje do të ketë miratimin e tij në rast se parlamenti do të votojë pro, pavarësisht presionit të shteteve perëndimore. Kjo çështje pritet të diskutohet shumë shpejt nga ligjvënësit e më pas do të kalojë për votim. Më herët BE-ja e bëri të qartë se rikthimi i dënimit kapital do të përkthehet në ndërprerje të procesit të anëtarësimit për Turqinë.
Pavarësisht presionit të shteteve perëndimore, të cilat u shprehën kundër rikthimit të dënimit me vdekje në Turqi, Presidenti Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se ligji do të ketë mbështetjen e tij në rast se parlamenti do të votojë pro. Ai u shpreh se ligjvënësit do të zhvillojnë shumë shpejt një debat për këtë cështje në sallën e kuvendit, ku do të shpalosin edhe qëndrimet e tyre. Erdogan shprehu bindjen se deputetët do të marrin vendimin më të mirë për të ardhmen e vendit.
“Çështja e rikthimit me vdekje do të diskutohet në Parlament. Personat organizuan grushtin e shtetit goditën demokracinë ndaj pres që parlamenti të marrë vendimin më të mirë. Si autoritetet aprovues, mund të them se do t’a pranoj rikthimin e dënimit me vdekje në rast se deputetët do të votojnë pro”, tha Erdogan.
Sigal