Përse mbahet e mbyllur dosja me 92 tenderët korruptivë të rrugëve, që kanë vrarë 56 njerëz në aksidente

353
Arbana ZAGORIA
Prokuroria po hap përditë dosje korrupsioni e krimesh të zyrtarëve, por çuditërisht vetëm një dosje nuk po dëgjohet të hapet e të çohet përpara drejtësisë. E kemi fjalën për dosjen e që vazhdon mbahet e mbyllur e cila ka lidhje me 92 tenderët korruptiv të bërë me afera e devijime dhe mangësi projekti prej Drejtorisë së përgjithshme të Rrugëve dhe bekuar prej Ministrisë së Transporteve, për shkak të mangësive të të cilëve janë vrarë 56 njerëz në aksidente e janë plagosur shumë të tjerë! Pasojat e krimit ekonomik-financiar me rrugët, kanë qenë dhe mbeten mungesa e plotë e sigurisë rrugore, për shkak të devijimit e thjeshtëzimit të projekteve, të mos zbatimit të investimit sipas projektit, të mos instalimit të elementëve të sigurisë e mbrojtjes së rrugëve, të financimit, por të mos ndërtimit të mbi e nënkalimeve, të financimit por të mos realizimit të ndriçimit të rrugëve, të parkexhove, të rrjetit drenazhues e kullues, deri edhe tek hapja e hyrje-daljeve jashtë projektit në rrugët nacionale për të krijuar privilegje nëpër biznese e vila shtetarësh dhe familjarësh të tyre, të cilat vetëm në vitet 2014-2016 kanë shkaktuar aksidente me pasojë vdekjen e 56 qytetarëve, me invalidizimin e 146 të tjerëve, me dëmtim ekonomik e pasuror të qytetarëve e bizneseve në vlerën 4.9 milionë euro dhe me pagesa jete, invaliditetit e dëmesh prej shtetit në masën 6.8 milionë euro! për këto pasoja e afera korruptive më rrugët, u prangosën 3 zyrtarë të lartë të rrugëve, të tre vartës të drejtorit Xhika, mbasi me urdhër të Xhikës dhe “bekimin” e përbindëshit të korrupsionit Haxhinasto, thjeshtë për të mbajtur vendin e punës e për të pasur pas prapanice portofolin e fryrë me euro, ata kanë firmosur letrat, lejet e shfrytëzimit, kolaudimet, preventivët e deformimet në projektet r rrugëve shumë shkresa të tjera që i çuan në burg, ndërkohë që Xhika e Haxhinasto vazhdojnë kapardisen në majë të kolltukëve, kur sipas ligjit dhe krimeve që kanë kryer në abuzim me detyrën duhet të çohen e mbeten në qelitë e drejtësisë, si bosët komandues të korrupsionit, si urdhëruesit edhe me presion e joshje mbi vartësit e tyre, për të firmosur akte korruptive e dosje false tenderësh e abuzimesh me projektet e rrugëve. 
Ja 22 nga 92 provat e krimit ekonomiko-financiar e infrastrukturor me rrugët, për të cilat hetohet Drejtori i Rrugëve, Dashamir Xhika 
1. Për 18 procedura prokurimi nëpërmjet praktikës “Procedurë e hapur” 
2. Për 23 procedura prokurimi nëpërmjet procedurës “Shërbim konsulence” 
3. Për 16 procedura prokurimi nëpërmjet procedurës “Negocim pa shpallje” 
4. Për 2 procedura prokurimi, nëpërmjet procedurës “Kërkesë për propozim” 
5. 
6. Për 92 Kontrata “Pune” (57 ndërtim rruge, 32 S/A rruge, 1 ndërtim ure dhe 2 sinjalistik). 
7. Për 92 kontrata me objekt shërbimi “Mbikëqyrjeje”.
8. Për 84 kontrata “Pune” dhe 42 kontrata “Mbikëqyrjeje” të planifikuara dhe financuara.
9. Për përdorjen e Buxhetit 2015 me vlerë 8.734 miliardë lekë.
10. Për realizmin faktik të detyrimit kontraktual, që ka qenë në vlerën 17.87 miliardë lekë, ose rreth 48.9% e nevojave për fonde. 
11. Për zërin “Studim Projektim”: 18 objekte. 
12. Për zërin “Supervizion Punimesh”: 11 objekte.
13. Për zërin “Ndërtimi&Sistemim Asfaltim Infrastrukturë Rrugore”: 24 objekte-preventivë për fond limit.
14. Për 7 Vendime për miratim “Terma Reference” për 19 objekte të reja 
15. Për 16 Vendime për miratimin e projekteve në fazë te projekt – idese; 
16. Për 13 Vendime për miratimin e projekt – zbatimit 
17. Për 11 Vendime për dhënie leje për ndërhyrje / punime në akset rrugore nacionale 
18. Për 44 Vendime për miratim të ndryshimeve, përmirësimeve , modifikimeve e shtesa punimesh në 
19. Për 23 kontrata mirëmbajtje në Rajonin Verior-Shkodër 
20. Për 14 kontrata mirëmbajtje në Rajonin Qendror-Tiranë 
21. Për 24 kontrata mirëmbajtje në Rajonin Jugor-Gjirokastër 24 
22. Për 34 kontrata për mirëmbajtjen dimërore në gjithë akset rrugore
Kush e bllokon hetimin për tenderët abuzivë të Drejtorit të Rajonit Rrugor Jugor, Dhimitër Nasi?
Megjithëse provat janë të plota, institucionet hetimore rajonale në jug po heshtin përballë krimeve ekonomike financiare që ka bërë me vetëdije pazaresh e përfitimesh prej aferash korruptive, Drejtori i Rajonit Rrugor Jugor me qendër në Gjirokastër, zoti Dhimitër Nasi! Eshtë momenti të ndërhyjë urgjent Prokuroria e Përgjithshme, për të hapur, hetuar e çuar përpara drejtësisë dosjen e abuzimeve të këtij drejtori rajonal, i cili nuk preket nga drejtësia lokale! Rastin më të fundit të aferës me rrugët e ka denoncuar prej disa ditësh gazeta “Telegraf”, lidhur me një tender fiktiv mirëmbajte dimërore rrugësh me vlerë 313 milionë lekë për disa segmente rrugore zonale në rrethin e Gjirokastrës që duhej bërë në tetor 2015 si shërbim, por që kontrata u lidh në prill 2016, tender të cilin ia dha me abuzim ligjor një firme të paracaktuar si “fituese”, por që Komisioni i Prokurimit Publik (APP) ia cilësoi si shkelje të rëndë të lignit dhe ia anuloi. Nuk e dimë, nëse drejtori Nasi e ka kthyer “kafen” që presidentit të firmës “fituese” nga Saranda me shkronjën e parë të mbiemrit “Ç…” ia ka marrë paradhënie (për drejtorin Xhika dhe ministrin Haxhinasto-siç ka deklaruar). Por dimë faktin, që ky president firme, përveç prokurorisë rajonale i është drejtuar me një dosje denoncuese gazetës “Telegraf”, duke denoncuar edhe prova abuzimesh me tenderët që shet e blen drejtori Dhimitër Nasi! Janë edhe shumë firma të tjera në jug e në krejt Shqipërinë, të cilat janë zhvatur nga drejtori Nasi si kusht për të fituar tendera, por edhe që janë skualifikuar mbasi (sipas tyre) nuk kanë paguar aq sa ka caktuar “kafen” drejtor Nasi, i cili përherë përdor emrin e drejtorit Xhika dhe të ministrit Haxhinasto për… “miratim pazaresh”!
Sigal