Damasku: Moska nisi sulmet ajrore në Siri, kundër grupeve terroriste

504
Kryetari i Parlamentit sirian, Jihad al-Lahham njoftoi sot se operacionet e përbashkëta ushtarake ruso-siriane kundër rebelëve dhe xhihadistëve në Siri rezultojnë si mjaft frytdhënëse, bëri të ditur agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA. “Bashkëpunimi midis forcave siriane dhe ruse gjatë operacioneve ushtarake ajrore dhe në terren kanë dhënë rezultate të mëdha në luftën kundër terrorizmit”, njoftoi Lahham, cituar nga Sana.

Regjimi sirian ka përcaktuar me termin “terrorist” çdo forcë kundërshtare. Më 30 shtator, Moska nisi ofensivën ajrore në Siri kundër grupeve terroriste në mbështetje të Damaskut. Pala ruse i referohet ndërhyrjes ushtarake kundër terrorizmit, ndërsa Uashingtoni dhe aleatët e tij konfirmojnë se sulmet ajrore ruse kanë pasur si objektiv kryesor shpëtimin e regjimit të presidentit sirian, Bachar al-Assad.
Sigal