Ç’po ndodh në Sirinë e shkatërruar? SHBA-Ankarasë ‘Stop’. Erdogan: Nuk ndalojmë. Mediat: Turqia bombardon gabimisht forcat amerikane

455
An explosion is seen over the Syrian town of Ras al-Ain as seen from the Turkish border town of Ceylanpinar, Sanliurfa province, Turkey, October 12, 2019. REUTERS/Stoyan Nenov

Përshkallëzim ushtarak në Siri pas sulmit turk. Ndërsa ka qindra viktima në radhët e kurdëve dhe mijëra njerëz kanë marrë arratinë nga zonat e konfliktit, SHBA ndërhyn duke i kërkuar Ankarasë t’i japë fund veprimeve ushtarake kundër kurdëve. Por Erdogan përgjigjet i prerë:

“Pavarësisht kërcënimeve, ne nuk do të ndalemi’. Bashkimi Evropian po vlerëson sanksione të mundshme. Për OKB-në janë të paktën 100 mijë njerëz në arrati.

Erdogan ka kërcënuar Evropën se do të hapë dyert për refugjatët “nëse insiston në pengimin e operacionit” dhe Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio kërkon që BE të mos pranojë shantazhe dhe “të veprojë me një zë”. Ndërkohë, Holanda ka pezulluar shitjet e armëve Turqisë.

Newsweek: “Turqit bombardojnë forcat amerikane gabimisht”

Sipas Newsweek, që citon burime të inteligjencës kurdo-irakiane dhe një zyrtar të lartë të Pentagonit, forcat turke të angazhuara në ofensivë kundër kurdëve në veri të Sirisë kanë bombarduar gabimisht forcat speciale amerikane të pranishme në zonë.
Forcat amerikane, një kompani prej 50 deri 100 burrash, po vepronin në kodrën Mashtenour në qytetin e Kobane dhe janë goditur nga të shtëna artilerie të ardhura nga pozicionet turke.

Franca: “Në tryezë sanksionet e BE kundër Turqisë”

“Mundësia e vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë është në tryezë dhe BE do ta diskutojë atë në Këshillin Evropian javën e ardhshme”.

Kështu ka deklaruar zv.ministrja franceze për çështjet evropiane, Amelie de Montchalin, duke theksuar se “askush nuk mund të qëndrojë indiferent përballë një situate tronditëse për civilët, për forcat siriane për pesë vjet përkrah koalicionit anti-Isis, por mbi të gjitha për stabilitetin e rajonit”.

Ambasadori turk: “Po mbrojmë kufijtë e BE”

Me operacionin ushtarak në Siri, “ne po mbrojmë kufijtë turq, por edhe ato të NATO-s dhe BE-së” dhe “ne duam t’i kujtojmë këto aspekte për të gjithë aleatët tanë”, tha ambasadori turk në Itali, Murat Salim Esenli, duke shtuar: “Situata nuk është e zezë apo e bardhë, siç paraqitet nga shtypi. Dhe për fat të keq Bashkimi Evropian është duke u hedhur në karvanin e anti-Turqisë”.

Sipas diplomatit, kjo sjellje është “jashtëzakonisht shqetësuese” sepse ” po bëjnë një përgjithësim të rrezikshëm. Shpresojmë që Bashkimi Evropian të zgjohet sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton TgCom24.

Në Turqi 121 arrestuar për “propagandë terroriste”

Autoritetet turke kanë arrestuar 121 persona me akuzën për “propagandë terroriste” për mesazhet e tyre kritike në mediat sociale drejt operacionit ushtarak të Ankarasë. Këtë gjë e ka pohuar Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu, duke shtuar se “gati 500” njerëz janë nën hetim në total.

Autobombë në Qamishli, “disa viktima”

Një makinë bombë shpërtheu në Qamishli, në zonën që ndodhet nën kontrollin kurd në veri të Sirisë, në lindje të zonës ku Turqia filloi operacionet e saj dhe ndër qytetet më të populluara. Lëvizjet kurde raportojnë se ka “disa viktima”. Sulmi, siç raportohet nga faqja (faqja e monitorimit të xhihadizmit në internet) u morr përsipër nga ISIS.

Trump “ndërmjetësi” midis Ankarasë dhe Kurdëve

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump është propozuar si ndërmjetës midis Ankarasë dhe Kurdëve. “E kanë luftuar njëri-tjetrin për 200 vjet – ka shkruar manjati në Tëitter – tani kemi një nga tre zgjedhjet: dërgoni mijëra ushtarë dhe fitoni ushtarakisht, të godasim Turqinë shumë fort me sanksione ose të ndërmjetësojmë një marrëveshje midis Turqisë dhe kurdëve”.

Conte: “Ankaraja të ndalojë, BE të mos pranojë shantazhet”

“Do ta them me zë të lartë dhe të qartë në mbledhjen e ardhshme të Këshillin Europian: BE nuk mund ta pranojë këtë shantazh nga Turqia” për një pritje, atë të refugjatëve sirianë, “të financuar kryesisht nga Evropa. Nisma ushtarake duhet të ndalet menjëherë dhe BE dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare do të duhet të flasin me një zë”, deklaroi kryeministri italiane Giuseppe Conte.

Di Maio: “Stop dënimit, përpjekjet anti-Isis në rrezik”

“Ne dënojmë me forcë çdo lloj ndërhyrjeje ushtarake sepse kërcënon të minojë përpjekjet e koalicionit anti-ISIS”. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio në një intervistë për La Repubblica. “Zgjidhja për krizën siriane nuk mund të kalojë përmes përdorimit të armëve, por përmes dialogut dhe diplomacisë. Populli sirian ka vuajtur mjaft”, shtoi Ministri i Jashtëm i Italisë.

SHBA propozon ligj për sanksione ndaj Turqisë për sulmin ndaj kurdëve
Për mundësinë për të sanksionuar Turqinë po punon deputetja republikane në Kongresin amerikan, Liz Cheney, e gatshme për të paraqitur një ligj. Më shumë se 20 deputetë republikanë kanë shprehur tashmë mbështetjen për propozimin e tij.

Putin: “Rrezik arratisje për militantët e ISIS”

Për sulmin turk në Siri ka ndërhyrë edhe Presidenti rus Vladimir Putin, i cili thekso rrezikun që militantët e ISIS të ndaluar atje “mund të arratisen”.

“Nuk jam i sigurt se Ankaraja mund të marrë kontrollin e situatës”, shtoi kreu i Kremlin.