Tre milionë emigrantë priten të vijnë në Europë deri në vitin 2017

468
Fluksi i ri do të vijojë të kalojë përmes detit Mesdhe. Sipas Komisionit Europian, fluksi do të rrisë popullsinë e BE-së me 0.4%, duke patur parasysh dhe kërkesat e dështuara për azil.
“Në total, tre milionë persona, kontigjent shtesë, pritet të mbërrijnë në Bashkimin Evropian nga viti 2015 deri në 2017″ shkruan Komisioni në raportin e tij prej më shumë se 200 faqesh për parashikimet ekonomike.
Lufta në Siri po i çon njerëzit në dëshpërim dhe sigurisht kjo do të ketë efekte. “Kjo është tashmë një përgjegjësi globale, sidomos një përgjegjësi europiane”- u shpreh për BBC, Peter Sutherland, sekretari i përgjithshëm i Ban Ki-moon.
“Fluksi i refugjatëve në Evropë do të ketë një impakt mbi rritjen ekonomike, që do të ishte i dobët, por pozitiv për Bashkimin Evropian në tërësinë e tij”, bëri të ditur Pierre Moscovici, komisioneri evropian për Çështjet ekonomike, gjatë një konference shtypi.
Konfliktet në Irak, Afganistan, Eritrea dhe Somalia po i shtyjnë njerëzit drejt Europës.
Sigal