Tezja shqiptare hodhi nipin dhe mbesën nga ballkoni, mediat greke: E reja vuante nga probleme të shëndetit mendor

183
Sigal

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme në Greqi, ku një shqiptare hodhi nga ballkoni nipin dhe mbesën , 3 dhe 5 vjeç.

Ngjarja tronditi opinionin publik, ndërsa këtë të shtunë mediat e huaja kanë raportuar detaje të reja rreth situatës.

37-vjeçarja shqiptare mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor .

Para incidentit të rëndë, 37-vjeçarja ka vizituar motrën e saj 42-vjeçare.

Dy motrat kanë debatuar me njëra-tjetrën për arsye që ende nuk dihen dhe më pas 37-vjeçarja ka hedhur nga ballkoni nipin dhe mbesën, ku edhe më pas u hodh edhe vetë.