Bashkimi Europian draft të ri për mbrojtjen e kufijve

552
Komisioni Europian ka përgatitur një draft për të rritur masat e sigurisë në kufinjtë ndërshtetërorë. Ky projekt, në rast se do të miratohet, pritet që të zëvendësojë agjensinë Frontex e cila ka menaxhuar që prej vitit 2004, situatën në pikat kufitare të vendeve europiane. Nëse plani do të marrë dritën jeshile nga shtetet antare, institucioni i ri do të ketë kompetenca mjaft të zgjeruara, ku përfshihet mbajtja e 1.500 trupave të gatshëm për reagim të shpejtë në raste emergjente, rritja e kontrrolleve për pasagjerët, ruajtja e një sërë të dhënave për personat që hyjnë në shtetet e BE-së, shtimi i prezencës së rojave bregdetare në ujërat e kontinentit të vjetër, etj.

Projekti synon edhe dyfishimin e fondit që do të shërbejë për mbrojtjen e kufinjve. Aktualisht, Bashkimi Europian ka parashikuar të shpenzojë 114 milionë euro deri në vitin 2020 sa i përket sigurisë kufitare, por me planin e ri, kjo shifër do të rritet në 322 milionë euro. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të ditës së martë, Komisioneri i BE-së për Emigrimin, Dimitris Avramopulos u shpreh se nisma e re synon që të përforcojë sigurinë e Europës. Sipas tij shteteve anëtare nuk do tu cënohet përgjegjësia territoriale dhe sovraniteti në rast se propozimi do të miratohet.
Sigal