Atentat me eksploziv ish – kryeministrit grek

544
Ish – Kryeministri grek, Lukas Papademas ka mbetur i lënduar këtë të enjte, pas një shpërthimi të ndodhur në automjetin me të cilin udhëtonte.
Mediat helene shkruajnë se ngjarja ndodhi gjatë orëve të pasdites në “3 SeptemVriou” të Athinës. Ish – Kryeministri dyshohet se hapi një zarf brenda së cilit ndodhej lëndë eksplozive.
Ai mësohet se ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe këmbëve dhe është transportuar drejt spitalit Evagelismos. Sipas grekes “Protothema”, ish – Kryeministri është jashtë rrezikut për jetën.
I lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur edhe shoferi i Papademas.
Paraprakisht, policia greke dyshon se pas këtij sulmi qëndron “Bërthamat e Zjarrit”, pasi kjo organizatë terroriste është e njohur për praktika të tilla, si bomba në zarf
Sigal